KAPITULLI 2. SHKAQET E ALZHEIMERIT

Kërkimet aktuale zakonisht përqendrohen tek shkaqet e Alzheimerit, si p.sh. në faktorët që favorizojnë shfaqjen dhe avancimin, për të synuar në frenimin e kësaj sëmundjeje neurodegjenerative që sjell një humbje progresive të aftësive dhe kapacitetit që e çon një person deri në humbjen pak nga pak të pavarësisë së tij/saj, duke kërkuar gjithnjë e më shumë ndihmë nga të tjerët. Gjithashtu prania e Alzheimerit mund të ndërlikohet me shfaqjen e patologjive të tjera si fizike ashtu edhe psikologjike, nga të cilat më të zakontat në aspektin fizik janë ato që lidhen me ndryshimet në aspektin kardiovaskular.
Edhe pse nuk është e qartë se kush është shkaku i kësaj sëmundjeje, ka mundësi që fillimisht të shoqërohet me funksionim të dobët të trurit për shkak të moshës, duke qenë problemi më i madh i plakjes.

“Shkaku i sëmundjes është i panjohur. Nga pikëpamja gjenetike mund të ndahet në një formë poligjenike të etologjisë komplekse me të cilën lidhen më shumë se 95% e rasteve të kësaj sëmundjeje dhe zakonisht fillon vonë, (mbi 60 vjeç), dhe ku disa polimorfizma gjenesh të caktuara si aleli E4 i genit APOE do të vepronin si faktor risku, dhe një formë monogjenike me fillim të hershëm dhe model autosomik dominues i cili është i lidhur deri tani me tre gene: geni i APP (shkurtimi në anglisht i proteinës pararendëse së amiloidit) në kromozomin 21, geni i P.S.E.N.1. (presenilina 1) në kromozomin 14 dhe geni i P.S.E.N.2. (presenilina 2) në kromozomin 1.
Qendra e referencës shtetërore të Alzheimerit”

Vazhdo Leximi në:
Google Play: https://play.google.com/store/books/details/S%C3%ABmundja_e_Alzheimerit_I?id=NYxUDwAAQBAJ&hl=es_BO

Google Books: https://books.google.es/books?id=NYxUDwAAQBAJ&dq=%22S%C3%8BMUNDJA+E+ALZHEIMERIT%22&hl=es&source=gbs_navlinks_s

Amazon: https://www.amazon.com/Alzheimers-Disease-Albanian-Version/dp/8873046436