Alzheimerin

KAPITULLI 3. PASOJAT E ALZHEIMERIT

albania Alzheimerin

Kur flitet për sëmundjet zakonisht mendja të shkon tek pasojat e tyre finale. Për shembull, kur flitet për kancerin, menjëherë të vjen në mendje se jeta ka probabilitet të shkurtohet.
Konkretisht kur dëgjon pacientin në rastin e sëmundjes së Alzheimerit, ai nuk merakoset edhe aq për fundin e jetës sesa për vuajtjet që i duhet të heqë dhe sidomos për humbjen e cilësisë së jetës.
Një situatë e dhimbshme për të gjithë ata që janë prekur nga një sëmundje që aktualisht nuk ka shërim; ngjan tamam si një dënim për atë njeri që mëson se vuan nga kjo sëmundje.
Por nëse situata është dramatike për një të moshuar, është shumë e rëndë kur bëhet fjalë për një të rritur në zhvillim të plotë, si për shembull në rastin e Alzheimerit të parakohshëm.
Edhe pse përqindja e këtyre rasteve është e vogël, efektet psikologjike tek vetë personi dhe familjarët e tij janë akoma më të mëdhaja.
E gjithë bota e pranon se, me moshën, vijnë edhe “shqetësimet”, problemet me shëndetin, dhe se, me kohën, ka edhe një “mosfunksionim” të organizmit.
Kështu që është normale të shihen njerëz “të mëdhenj në moshë” me ndonjë lloj handikapi, me vështirësi në dëgjim apo edhe në kujtesë.
Dhe brenda këtij “normaliteti” pranohet se disa nga këto “shqetësime” shndërrohen në probleme të shëndetit, duke e bërë personin të jetojë në një karrige me rrota, të humbasë shikimin dhe të vuajë nga sëmundja e Alzheimerit.

Vazhdo Leximi në:
Google Play: https://play.google.com/store/books/details/S%C3%ABmundja_e_Alzheimerit_I?id=NYxUDwAAQBAJ&hl=es_BO

Google Books: https://books.google.es/books?id=NYxUDwAAQBAJ&dq=%22S%C3%8BMUNDJA+E+ALZHEIMERIT%22&hl=es&source=gbs_navlinks_s

Amazon: https://www.amazon.com/Alzheimers-Disease-Albanian-Version/dp/8873046436